Kriminaliteti mban larg investitorët, Hoffman: Problem dhe korrupsioni

2015-08-22 1

Tiranë- Sipërmarrjet e huaja janë të frikësuara nga gjendja e sigurisë në Shqipëri.

Në një anketë të prezantuar në ambientet e Ambasadës Gjermane, ambasadori Helmut Hoffman, cilësoi si problemet më të ndjeshme për biznesin, kurrupsionin dhe kriminalitetin në vend.

Diplomati gjerman deklaroi se ka pasur progres përsa i përket aspekteve ekonomike, por përsëri mbetet punë për tu bërë.

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Annete Kasten, u shpreh se Shqipëria në bazë të anketës renditet ndër 4 vendet e fundit përsa i përket investimeve.

Në bazë të anketimit, sipas Kasten mbeten edhe barra tatimore si dhe arashikueshmëria e politikave ekonomike.

"Barra tatimore dhe ndryshueshmëria e politikave fiskale janë dy prej pikave të cilat nuk ngjallin besim te biznesi. Natyrisht rritja e taksave është shqetësim por më problem për sipërmarrjen ka qenë futja e menjëhershme në fuqi e sistemit progresiv. Por mendoj se nëse nuk do të ketë rritje të mëtejshme të nivelit të taksave nuk do të jetë problem për të ardhmen", u shpreh Kasten.

Në bazë të anketimit për klimën e biznesin në tërësi, sipërmarrjet kanë shprehur optimizëm për të ardhmen e biznesit të tyre në Shqipëri, ndërkohë që 86 % e atyre që operojnë aktualisht në vendin tonë shprehen se do të investonin sërish.