Takim informues në Fier dhe Berat, prezantohen skemat e mbështetjes në bujqësi

2015-08-22 15

Ngritja e pikave të grumbullimit është një nga avantazhet e skemës së re të subvencioneve për fermerët. Një udhëzim i ri i dal pak ditë më parë nga dy ministritë, ajo e Bujqësisë dhe Financave për procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit për programin e bujqësisë dhe zhvillimit rural tregon se fondi i këtij viti është 55 % më i madh se një vit më parë.
Muhamet Baboçi, nën cilesinë e përgjegjësit të sektorit të Shërbimit Këshillimor pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Fier tha, se nxitja e bashkëpunimit me fermerët dhe teknologjive bashkëkohore tenton drejt rritjes së të ardhurave.
Skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2014, janë prezantuar për edhe në rrethin e Beratit, ku fermerët janë njohur me mundesitë që tashmë kanë për të qënë përfitues në shumë prej sektorëve të bujqësisë, blektorisë, fruitkulturës, teknologjisë, serrat, etj.
Në takimin informues që është zhvilluar mes përfaqësuesve të Agjensisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe fermerëve të rrethit të Beratit, Spartak Harizi, në cilësinë e inspektorit, ka dhënë dhe detajet mbi dokumentacionin, që duhet të plotesojnë fermeret për të përfituar nga këto skema, ku në këtë qark fushat më të spikatura janë, serrat dhe prodhimi i ullirit.