ELBASAN - Prej tre netësh, sapo nis muzgu në qytetin e Elbasanit është e pamundur të levizësh. Shkak për këtë situatë është bërë ndërprerja e energjisë elektrike nga Cez-Shpërndarje, pasi Bashkia e qytetit figuron debitore ndaj kësaj të fundit. Situata ka rënduar mbi qytetarët të cilët janë privuar nga e drejta e tyre pavarësisht se janë taksapagues të këtij qyeti. Bashkia i detyrohet kompanisë Cez- Shpërndaje rreth 120 milion lekë te vjetra. Ndërkohë situatën e rënduar e pranon edhe kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, i cili ndër të tjera e konsideroi masën e ndërmarrë nga CEZ si ekstreme.
Pllakosja e errësirës në qytet ka fovorizuar hajdutët e rrugëve, të cilët të stimuluar nga mungesa e dritave e kanë ushtruar lirisht aktivitetin e tyre. Vetëm gjatë natës së mbrëmshme në qëndër të qytetit janë grabitur dy biznese, konkretisht, njëri që tregton veshëmbathje dhe një tjetër që tregëton produkte ushqimore.