A1 Report - Polici e shpetoi nga prangat ne Tirane, behet vrases serial në Itali

2015-08-22 1

TIRANE- Dritan Demiraj ishte i panjohur për policinë shqiptare deri në 23 korrik 2013, kur tentoi të vriste djalin e tezes 22 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën "Ylbere Bylykbashi", pas komisariatit numër 2 në Tiranë, në banesën e kushërirt. Edhe Demiraj në atë kohë ishte vendosur me banim në të njëjtën zonë. Kushëriri e denoncoi në polici se Demiraj e kishte qëlluar me armë për motive xhelozie, ndonëse policia nuk gjeti prova të mjaftueshme për këtë fakt, në ngjarjen e ndodhur vetëm pak metra larg komisariatit.

Nuk dihet sesi ka precipituar në kanosje krejt ngjarja, por vetëm në shkurt të këtij viti komisariati numër 2 ka shpallur në kërkim Demirajn për ngjarjen e ndodhur në korrik, me klasifikimin e kanosjes. Me një rastësi të çuditshme Demiraj ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë për në Itali vetëm një ditë para se të shpallej në kërkim, në muajin shkurt. Vetëm disa javë para se të vriste në Itali bashkëjetuesen e tij italiane dhe të dashurin e saj po italian. Nëse policia e Tiranës do ta kishte shpallur në kërkim dhe arrestuar më herët për kanosjen e kushëririt, bashkëjetuesja e tij dhe i dashuri italian nuk do ta kishin pasur atë fund, të masakruar me thika.

Rrëfimi i avokatit
Dritan Demiraj, njeriu që deri më tani akuzohet se në Itali vrau ish-gruan e tij dhe dashnorin e saj, i'u rrëfye avokatit të tanishëm të tij Massimiliano Oru, të cilit i kishte thënë se ishte shoqëruar në polici për "tentativë vrasjeje", ku pas 2 a 3 ditësh prapa hekurave të paraburgimit fitoi lirinë, falë një miqësie të ngushtë me shefin e komisariatit. Sipas avokatit Demiraj është tradhtuar nga e dashura e tij me kushëririn, ndaj edhe ka reaguar aq dhunshëm, ai atëhere, ashtu edhe më pas. Madje, aq i bindur është avokati Oru për këtë ngjarje saqë pretendon se Nusdorf, asokohe nënë e një fëmije me Demirajn, e kishte telefonuar kushëririn e të shoqit, duke i thënë "Mos u bëj fëmijë.

Të pranojmë përgjegjësitë. Unë ja tregova Dritanit, rrëfeji edhe ti". Ndoshta do të dërgohet një letër-porosi në Shqipëri, për të nisur hetimet rreth këtij momenti kyç në serinë e vrasjeve makabër, të cilët policia italiane i zbulonte herë pas here. Strategjia e Demirajt ishte e saktë dhe parashikonte edhe se ish-e fejuara do binte brenda, pasi fillimisht joshi Silvia Maninën, parnterin e fundit të së fejuarës, të cilin e solli pranë një liqeni, duke përdorur Monica Sanchin, femrën me të cilën Demiraj ndodhej ato kohë. Manina vjen në liqenin "Blue" në Sant Ermete, ku Demiraj i shikon videot me seks me Lydian dhe direkt e vret.

Mirëpo për të marrë hakun, i dërgon asaj mesazhe në facebook, nga adresa e Maninës. Lydia vjen me idenë se do të bënte seks me Maninën dhe aty Demiraj e vret edhe atë. Kështu, pastiçieri rrëfeu gjithçka dhe teksa arrestohej tha se "Ky ishte çmimi i saj për tradhëtinë".