Bulqizë-Një sasi tritoli i është vendosur makinës së Ardian Duriçit.
Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur qytetin e Bulqizës rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë sasia e tritolit është vendosur makinës tip Benz me targa AA 410 BG në pronësi të Ardian Duriçit, i moshës 25 vjeç në lagjen "Gjeologu".
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta material jo vetëm në makinë por dhe në ndërtesën ku jetonte dhe familja e Duriçit. Ndërsa nuk ka të plagosur.
Shpërthimi ka shkaktura dëme të shumta materiale në ndërtesat rreth vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka gjetur edhe pjesë të fitilit përcjellës të lëndës plasëse, tritol
Grupi hetimor që po merret me zbardhjen e ngjarjes por dhe familjarët bëjnë të ditur se shpërthimi nuk ka lidhje me rivalitetin e kromit ndërsa 25-vjeçari ishte i papunë.
Grupi hetimor sqaron se kemi të bëjmë me një person tjetër dhe jo Ardian Duriçi i njohur nga policia për përfshirjen në konflikte të armatosura për biznesin e kromit në Bulqizë.