Skandali, CEZ faturon ajrin, 600 mijë lekë për shtëpinë që nuk ekziston

2015-08-22 1

Një qytetar në Tiranë denoncon CEZ se i ka faturuar 600 mijë lekë drita për një shtëpi që nuk ekziston fare. Historia e Kujtim Dybelit u denoncua në emisonin "Alarm" të Ora News. Histora nis në 17 tetor 2005 kur banesa prishet dhe megjithatë CEZ vazhdonte tw priste fatura aforfe për një objekt që nuk ekzistonte.

Nga viti 2005 deri në nëntor 2007, në kontratën në emër të Dybelit është ndërprerë faturimi, ndërsa më pas i janë vënë fatura aforfe deri në prill 2010.

Borxhin ndaj CEZ Dybeli e mëson kur shkon për tw hapur një kontratë për vëllanë e tij.

Sipas zyrtarëve të CEZ nëse një abonent nuk paguan energjinë për 2 muaj atëherë CEZ ndërpret energjinë elektrike, ndërkohë që me familjen Dybeli kjo jo vetëm nuk ka ndodhur por faturat kanë vazhduar aforfe me çmime të kripura.

Dybeli thotë se do të ndjekë çështjen në gjykatë pasi faturisti i cili ka prerë këto fatura duhet të paguajë këtë faturë por dhe të përgjigjet penalisht për këtë veprim.