TIRANË- Në fund të korrikut, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se Komisioni për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Sheknceor do të dalë me një raport përfundimtar sa i përket sistemit arsimor.
"Periudha prill-maj do të përkojë me fazën e diskutimit dhe më pas të raportit përfundimtar për të mundësuar që deri në fund të korrikut të hartohet ligji për reformën e arsimit të lartë", tha Nikolla.
Ministrja e Arsimit, në një tryezë të organizuar ku të pranishëm ishin edhe grupe të interesit, u shpreh se reforma do të jetë e plotë duke nisur që nga parashkollorët deri tek arsimi i lartë "për ta kthyer atë në motorin e zhvillimit afatgjatë social-ekonomike".
"Sot flasim për rikthimin arsimit në shinat e domosdoshme përmes një modeli të ri, dhe jo duke prekur një pjesë këtu e një pjesë andej",- tha Nikolla.