Kodheli dhe kreu i SHISH bëjnë paqe, shtrëngojnë duart para Arvizu

2015-08-22 0

Tiranë- Kanë lënë mënjanë debatet në distancë dhe sot kanë bërë paqe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika "Inteligjenca dhe Demokracia", seminari me këtë temë i ka bërë bashkë drejtuesit e dy institucioneve të përfshira në një përplasje të fortë në lidhje me akuzat për implikim të ushtrisë në trafik droge. I ulur në krah të ambasadorit amerikan Aleksandë Arvizu, kreu i SHISH ka qënë pjesë e këtij seminari ku është nënvizuar rëndësia e shërbimeve të inteligjencës por edhe ruajtja e sekretit. Në seminarin e organizuar sot në ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Mimi Kodheli tha se "kur flasim për "shërbime të inteligjencës" menjëherë na shkon mendja tek "sekreti". Kështu që sfida kryesore që shfaqet, apo që kërkon zgjidhje, është si t'i orientojmë që shërbimet apo organizmat që merren më inteligjencën të respektojnë sistemin demokratik". Ndërsa ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu theksoi se roli i shërbimeve inteligjente dhe mbikëqyrja parlamentare janë një çështje mjaft delikate. Sipas z. Arvizu kurrsesi nuk duhet lejuar që "informacione të klasifikuara të dalin në publik." Pjesëmarrës në këtë seminar janë edhe Profesor James J. Wirtz, Dekan i Fakultetit të Studimeve Ndërkombëtare dhe njëkohësisht Profesor në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare, Scott Jasper, lektor në Shkollën Pasuniversitare të Detarisë, në Qendrën për Marrëdhënie Civile-Ushtarake, si dhe në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe të Florina Cristina (Kris) Matei, lektorë me një eksperiencë të gjatë në fushën e inteligjencës, demokracisë dhe marrëdhënieve civile-ushtarake.