Tiranë- Inspektori i policisë në gjendje të dehur rrah në mes të rrugës me shkop bejsbolli shoferin e betonieres. Ngjarja ka ndodhur në Berzhitë, në rrugën nacionale ku oficeri i policise, Xhevdet Dedja, ka dhunuar drejtuesin e mjetit, i cili më pas ka bërë denoncim në polici. "Hap bagazhin zotëria, nxjerr një shkop bejsbolli e fillon dhe më qëllon. Në mometin që më kërkoi leje qarkullimi dhe patentë ishte i pirë, nga ajo unë refuzova t'ia jap, i thashë patentë leje qarkullimi ja tregova nga larg. Duke ardhur nga ndalimi që më beri ai polici këtu në objekt, shikoj mos ishte këtu dhe ishte larguar. Më goditi në dorë, në këmbë dhe këtu në kokë me shkop bejsbolli. E mora vesh më vonë që është i plotfuqishmi i zonës këtu"tha shoferi i dhunuar. Sipas dëshmisë së shoferit të dhunuar, inspektori i policisë edhe herë të tjera ka kryer veprime të tilla tej dispozitave që i jep ligji, duke ushtruar presion ndaj banorëve të zonës. Çeshtja përveç hetimit policor i ka kaluar edhe Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, që gjithashtu ka marrë sinjalizim për rastin.