Trafiku i drogës, Basha: Në komision hetimor më të mirët e PD-së

2015-08-22 0

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi një fitore e opozitarimit dhe parlamentarizmit ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e informacioneve për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës, dhe deklaroi se do të angazhojë deputetët më të mirë. "Kjo është një fitore e opozitarimit dhe parlamentarizmit që na gjen më të vendosur se kurrë për të dhënë kontributin tonë në këtë hetim, për të bërë trasparencën e plotë të skandalit, për t'i shkuar deri në fund të vërtetës, për të çuar përpara ligjit përgjegjësit. Do të angazhojmë deputetët nga më të mirët e më të përkushtuarit. Do i qëndrojmë në kokë këtij hetimi nga dita e parë deri në ditën e fundit të vetëdijshëm kë kemi përballë. Të vetëdijshëm se qeveria kërkon të bllokojë. E patën të vështirë të pranojnë fenomenin. Ata e kanë me lajmësin ne e kemi me bërësin, ata e kanë me gjurmën ne e kemi me ujkun" tha Basha para deputetëve të grupit PD. Basha thotë se qeveria pranoi ekzistencën e informacionit por tani thoë se nuk ka prova. "Çfarë dine, mos vallë kanë pritur që droga të derdhet rrugës?! Edhe kjo do dalë" u shpreh Basha duke shtuar " Le të nisë pa humbur kohë hetimi parlamentar".