A1 Report - 'Rebelohen' Plaku-Fuçia: Te japim leje ndertimi ne Kuroren e Gjelber

2015-08-22 6

TIRANE - Komuna e Farkës dhe ajo e Kasharit kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 18 dhjetor të vitit 2013, vendim i cili u heq këtyre dy komunave të drejtën për të dhënë leje ndërtimi.

Por çfarë është vendimi i KKT-së, i datës 18 dhjetor të një viti më parë?
Në faksimilen e siguruar nga A1Report vendimi i Këshillit të Rregullimit të Territorit përbëhet nga 6 pika, ndërsa pika e cila kërkohet të shpallet si antikushtetuese është pikërisht pika tre e cila thotë se
"deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, autoritetet e planifikimit lejohen të japin leje zhvillimore në këto zona, vetëm për këto raste përjashtimore

a) Punime mirëmbajtje
b) Leje zhvillimore për interes publik, shtetëror ose kombëtar"

Eshtë pikërisht ky vendim i cili i ka hequr të drejtën kreut të komunës së Farkës, Fatbardh Plakut dhe atij të Kasharit Besnik Fuçia të japin leje ndërtimi për objekte private, pallate, shtëpi apo ndërtime të tjera të cilat dalin jashtë interesit publik.

E ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet që të martën të nisë shqyrtimin gjyqësor, ajo çka është fakt për ndërtimet në këto dy komuna të periferisë së Tiranës është se në këto zona janë përqëndruar ndërtimet më të shumta në numër, ku nuk kanë munguar shkeljet ligjore apo objekte të ndërtuara jashtë ç'do standarti urban.

Free Traffic Exchange