Tiranë- Studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, por edhe deputetë të PD-së protestuan sot paradite kundër mbylljes së universitetit. Shkak është bërë një detyrim tatimor i papagura në shumën e 40 milionë lekë të reja, i cila nuk është shlyer nga ky Universitet. Studentët thonë se nuk po lejohen të futen brenda në universitet: "Vendosja e shiritit për të mos hyrë brenda i ngjan një skenë krimi, ne duam mësim" thonë studentët. Ndërkohë që protestës së studentëve i janë bashkuar edhe deputetët e PD-së, Aldo Bumçi, Keltis Kruja, Jorida Tabaku dhe Gert Bogdani. Deputeti Bumçi ka deklaruar se kjo është një shkelje, "Ligji i i arsimit të lartë, nuk parashikon mbylljen e universitetit" Pronarët thonë se kanë bërë shlyerjen e principalit, një shumë mbi 10 milionë lekë të reja dhe detyrimet e tjera do të shlyhen në ditët në vijim. Stafi akademik i Universitetit akuzojnë qeverinë për sulm politik. Më pas studentët kanë vijuar protestën para ministrisë së Arsimit.