LSDM-ja nuk i pranon zgjedhjet, kërkon qeveri teknike

2015-08-22 0

VMRO - DPMNE mbrëmë vonë festoi fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. LSDM, disa minuta para mbylljes së vendvotimeve njoftoi se nuk i njeh zgjedhjet duke i quajtur zgjedhje kriminale. Të gjitha opsionet tashmë janë të hapura, tha kreu i LSDM-së, i pyetur nëse kjo do të thotë kthim i mandateve të deputetëve, por shtoi se për këtë do të duhet të vendosin organet e partisë .

"Kërkojmë krijimin e menjëhershëm të një qeverie teknike, që do të mundësonte realizimin e zgjedhjeve normale dhe korrekte presidenciale dhe parlamentare. Qeveria vodhi zgjedhjet. Nuk ka nen të Kodit Zgjedhor që qeveria nuk e shkeli. Të gjitha nenet e Kodit Penal që kanë të bëjnë me zgjedhjet, janë shkelur. Në këto zgjedhje, pushteti e kontrollonte popullin", tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

VMRO - DPMNE, prej mbrëmë feston fitoren e dyfishtë. Kreu i partisë Nikolla Gruevski para përkrahësve tha se ka fituar koncepti i investimeve dhe realizimit të premtimeve.

"Për shkak të interesit personal kryetari i dhe udhëheqësia e LSDM-së duke e nënvlerësuar vullnetin dhe vetëdijen e qytetarëve vendosën ta mohojnë vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë të popullit. Nuk është problem që përsëri e nënvlerësojnë popullin, por në këtë mënyrë punojnë në dëm të drejtpërdrejtë të interesave Maqedonisë, dhe në dobi të atyre që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Unë besoj dhe shpresoj që pasi të flenë njëherë do ti rishqyrtojnë veprimet e tyre", tha Nikolla Gruevski , kryetar i VMRO -DPMNE-së.

Akoma nuk dihet kur do të mblidhet Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së, ku do merren vendimet përfundimtare të partisë për hapat e mëtejshëm. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange