Nis puna për reformën territoriale Nuk preken zonat minoritare

2015-08-22 0

Tirane- Qeveria shuan frikën e minoritarëve për humbje të identitetit duke i dhënë një status kuo të veçantë në hartën e re territoriale. Në mbledhjen e parë funksionale të komisonit të posaçëm për reformën territorialia Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Bledar Çuçi garantoi se komunuta minoritare nuk do të bashkohen me bashkitë e mëdha për të mos humbur identitetin "Sa i takon minoriteteve, sugjeroj që komunat me përbërje minoritare të mos bashkohen në një bashki të madhe, në mënyrë që do sillnin pastaj përzerjen e popullësis dhe do krijonin ndonjë premisë për humbje të identitetit të tyre etnik. " u shpreh Çuçi. Ky kriter përjashtues nuk dihet çfarë efekti do të ketë mbi zonën e Himarës. Ndërkohë, edhe pse kanë qendë kritik ndaj censusit të realizuar nga INSTA-i i Berishës, reforma do të ngrihet mbi të dhënat e tij. Si do jetë ndarja Sipas ministrit për zonat me densitet të lartë nuk duhet të ketë më njësi vendore nën 30 mijë banorë, pra duhet të jenë mbi 30 mijë banorë. Për zonat me densitet të mesëm, nuk do të ketë më njësi vendore popullësi me nën 20 mijë banorë. Dhe ke zonat me densitet të ulët nuk duhet të ketë më njësi vendore me nën 10 mijë banorë Miratohet kalendari Shumica në komision miratoi programin e punës dhe kriteret e ndarjes së re administrative pa praninë e opozitës, edhe pse deri në fund, është pritur që pragun e zyrës së byrosë së Kuvendit ta kalonte ndonë i djathtë. Megjithatë ftesa nga LSI nuk mungoi. Brenda datës 19 maj Qeveria do të paraqitet në Komision me 3 variante dhe deputetët do të zgjedhin hartën e re administrative për të zbritur më pas në terren për dy muaj konsulta me komunat e bashkitë.

Free Traffic Exchange