Tirane- "Kurrsesi nuk duhet lejuar që informacione të klasifikuara të dalin në publik." Ky është qëndrimi që ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu ka mbajtur sot, ndërkohë që pak ditë më parë u publikiua në media një shkrese e SHISH ku hidheshin dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit të Gjadrit, Lezhë në funksion të trasportit të drogës. Sipas medias kjo shkresë i ishte vënë në dispozicion ministres Kodheli. Deklarata është bërë në seminarin e organizuar sot në ministrinë e Mbrojtjes, me temë "Inteligjenca dhe Demokracia". Ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu theksoi se roli i shërbimeve inteligjente dhe mbikëqyrja parlamentare janë një çështje mjaft delikate, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Mbrotjes. Ky është reagimi i parë i ambasadorit për këtë çështje. Nga ana e saj ministrja Mimi Kodheli tha se "kur flasim për "shërbime të inteligjencës" menjëherë na shkon mendja tek "sekreti". Kështu që sfida kryesore që shfaqet, apo që kërkon zgjidhje, është si t'i orientojmë që shërbimet apo organizmat që merren më inteligjencën të respektojnë sistemin demokratik".