Shëngjini një kantier ndërtimi, operatorët turistikë të irrituar me bashkinë

2015-08-22 1

Prag sezoni turistik i këtij viti e ka gjetur zonën bregdetare të Shëngjinit të kthyer në një kantier ndërtimi. Puna e nisur në fillim të muajit prill për kanalizimet e ujërave të zeza si dhe rruga e Kunës, ende nuk ka përfunduar.
Përballë kësaj situtate, operatorët turistik në këtë zonë kanë reaguar ashpër, duke deklaruar se këto punime duhet të ishin kryer gjatë periudhës së dimrit dhe jo në fillm të sezonit turistik. Ata shprehen se kjo po ndikon negativisht për ta, pasi numri i vizitorëve është mjaft i ulët pasi, pamja që të ofron Shëngjini nuk është ajo çfarë ata kanë pritur.
Bregdeti i Shëngjinit ka nisur të frekuentohet nga vizitorët që në muajin mars, por kjo e ka gjetur të papërgatitur pushtetin vendor, i cili nuk ka marrë asnjë masë për ti paraprirë sezonit turistik. Tashmë duhet pritur fundi i muajit maj, nëqoftëse punimet e nisura do të përfundojnë ashtu siç deklaroi pak ditë më parë kreu i komunës së Shëngjinit.