A1 Report - Vrasja e biznemenit ne Tirane kapet ne Durres i dyshuari i shtate

2015-08-22 2

DURRES - Arrestohet në Durrës, Edison Kajtazi, i kërkuar si bashkëpuntor në vrasjen e Aurel Zenkës.

Kajtazi, është i arrestuari i shtatë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në rrugën "Zonja Çurre", pranë fushës Ali Demi në Tiranë.

38-vjeçari Zenka, pronar i një lokali në zonën e ish-Bllokut, sipas policisë u vra me armë zjarri gjatë një grindjeje me disa shokë të tij, të cilët ishin ndarë në dy palë dhe ishin konfrontuar për shkak të një borxhi.

Po sipas policisë dyshohet se ishte një shumë parash e cila vinte nga një aktivitet i jashtëligjshëm.

Mbrëmjen e të djelës, po në Durrës policia arrestoi Agron Goxhajn, Enton Ibrahimi, Alket Halitajn, Artan Hasanin dhe Andi Veshin. A1Report publikoi edhe pamjet e momenteve të arrestimit të tyre nga policia e Durrësit, Tiranës dhe forcat speciale RENEA.

Ndërsa më herët ishte arrestuar edhe Besnik Mansakun. Goxhaj, sipas policisë ishte plagosur, i goditur nga Zenka, para se ky të qëllohej për vdekje.

Free Traffic Exchange