A1 Report - Anija e mbytur ne Korene e Jugut dorëhiqet kryeministri: Me falni!

2015-08-22 5

SEUL - Kryeministri i Koresë së Jugut Chung Hong-won ka dhënë dorëheqjen pas kritikave ndaj qeverisë për masat e marra në tragjedinë ku u fundos një anije me pasagjerë.

"Gjëja më e drejtë për mua për të bërë është që të marr përgjegjësinë që më takon si kreu i kabinetit dhe të jap dorëheqjen" tha Chung në një deklaratë televizive. "Në emër të qeverisë, unë kërkoj falje për të gjitha problemet e shkaktuara që nga masat e munguara në parandalimin e aksidentit si dhe në në trajtimin e katastrofës." përfundoi kryeministri koreanojugor.

Ai tha se "klithmat e familjeve të atyre që humbën jetën ende më mbajnë zgjuar deri vonë".

Presidenti Park Geun-hye ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit por nuk është caktuar një ditë për largimin e tij nga detyra. Kryeministri do të lërë postin e tij në momentin që tragjedia e tragetit të jetë vënë nën kontroll, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut 'Yonhap'.

Anija 'Sewol' me 476 pasagjerë në bord, shumica prej tyre nxënës dhe mësues, u mbyt në Korenë e Jugut më 16 prill, ku humbën jetën 187 persona.