A1 Report - Hormove, perkujtohet 100-vjetori i masakres nga ushtria greke

2015-08-22 15

TEPELENE- Masakra e Hormovës do të mbahet mend, si një nga ngjarjet, që përcolli reagim frontal të popullsisë shqiptare në jug të vendit, kundër ushtrisë greke në Luftën e Parë Botërore. Pikërisht sot 100 vjet më parë, daton ngjarja më e përgjakur në historinë e kësaj treve, ku 220 burra të këtij fshati, u masakruan, nga ushtarët grekë, në përpjekje të këtyre të fundit, për të nënshtruar popullsinë e këtushme me qëllim, integrimin e gjithë rajonit jugor, nën ombrellën e Mbretërisë së Greqisë.

Mesditën e sotme, është përkujtuar falë një ceremonie, kjo ngjarje ku të pranishëm kanë qenë historianë si Pëllumb Xhufi, politikanë si Skënder Gjinushi bir i këtij fshati, deputeti i PS për Tepelenën Dashamir Kamberi, si dhe autoritete vendore e rajonale.

Dy prej banorëve më të mocëm të Hormovës, shprehen për masakrën që kanë përjetuar të parët e tyre 100 vjet të shkuara.

Për Tepelenasit e vecanwrisht banorët e Hormovës, ushtarët grekë, mbahen mend për masakrën që kanë kryer në Luftën e Parë Botërore në 1914 kur nga ky fshat, janë masakruar nga bajonetat e tyre, 219 burra si dhe dhjetëra të tjerë jo banorë të zonës.