Elbasan, përplasja mes tregtarëve dhe policisë për duhanin

2015-08-22 0

Elbasan -- Kultivuesit dhe tregtarët e Duhanit në Elbasan reaguan ashpër pas bllokimit të mallit në një aksion të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me policinë e qarkut. Ata u grumbulluan para degës së doganës ku u shënuan përplasje verbale dhe fizike mes tregtarëve dhe punonjësve të doganës. Specialistët e doganave thonë se malli është sekuestruar pasi nuk i është nënshtruar procedurave të ligjit për akcizën, por tregtarët nga ana tjetër ankohen se kontrolli ishte i padrejtë dhe i njëanshëm. Ata shprehen se, duhet të ishin njoftuar paraprakisht për këtë veprim të Drejtorisë së Doganave që dhe malli të mos konsiderohej kontrabandë. Pas akuzave, dega e doganave në Elbasan sqaroi aksionin e ndërmarrë në bashkëpunim me "Crown Agents", se erdhi pas një fushate sensibilizuese për pagesën e detyrimeve për të gjitha produktet e akcizës.