Qato humb ndeshjen në Londër, "fiton" pallatin York Holl

2015-08-22 1

Boksieri shqiptar Kreshnik Qato ka zhvilluar këtë pasdite, duelin e rradhës në Londër. Qato i mbështetur nga kompania "Yldon" dhe promotori i tij, Ylli Ndroqi, zbriti në ring në pallatin "York Holl", ku është përkrahur nga një numër mjaft i madh i shqiptarëve, të cilët kanë ndjekur këtë duel të rëndësishëm të boksit në Angli. Në një duel me pesë raunde, boksieri kuqezi, Qato, ka dominuar 3 raundet e para me pikë, duke arritur të bëjë diferencën ndaj kundershtarit. Raundi i katër ka qënë i fortë dhe mjaft i ekulibruar, pasi të dy boksierët kanë dhënë goditje të njëpasnjëshme duke kërkuar secili të fitojë sa më shumë terren në këtë duel të ndezur, ku tifozët shqiptarë me flamurin kuqezi kanë mbështetur dhe brohoritur në korr, deri në fund emrin e boksierit Kreshnik Qato. Raundi i pestë do të ishte edhe më emocionuesi, të dy boksierët kanë dhënë goditje mjaft të forta ndaj njëri-tjeterit. Kundërshtari i Qatos, boksieri John Ball, ka arritur të godas në disa momente Qaton, pas një goditje të fortë ndaj Qatos, gjyqtari i takimit vendosi që ndeshja të mbyllej në këtë raund, edhe pse Qato nuk u rrëzua. Në fund, boksieri Ball ka dal fitues në këtë ndeshje ku ra në sy mbështetja mjaft e madhe për shqiptarin Qato, pasi ne "Yokr Holl" në Londër ka pasur një tifozëri të zjarrtë të shqiptarëve, të cilët edhe njëherë kanë mbështetur boksierin kuqezi.