Italianët vizitojnë bregdetin, drejtorë e mësues zbarkojnë në Sarandë

2015-08-22 5

Si rrallë herë në portin e Sarandës kanë mbërritur 5 veliera për të sjellë në këtë qytet 50 mësues dhe nxënës nga shkolla të ndryshme italiane.
"Miqtë e dijes" nga Italia janë pritur nga nxënës shkollash e studentë të qytetit, si dhe nga përfaqësues të zyrës arsimore e të bashkisë Sarandë.
Drejtoresha e Zyrës Arsimore, Katina Goga, tha se pedagogët italianë erdhën në qytetin tonë në kuadër të një bashkëpunimi mes dy vendeve.
Sebastiano Kastro, mësues italian u shpreh i magjepsur nga bukuritë natyrore dhe trashwgimia kulturore e vendit tonë. Mësues e studentë italianë vizituan qytetin antik të Butrintit dhe zona të tjera turistike të Sarandës. Nga ky qytet miqtë italianë do të vijojnë turin e tyre në Vlorë.

Free Traffic Exchange