Rreth 300 biznese në qytetin e Elbasanit, jo vetëm që u zënë hapësirat publike qytetarëve por edhe shmangin detyrimet ndaj bashkisë.
Sipas kryeinspektorit në bashkinë e këtij qyteti, Dritan Eksmeciu, këto biznese i detyrohen rreth 50 milionë lekë arkës së kësaj njësie vendore.
Bashkia e Elbasanit deklaron se aksionet për lirimin e hapsirave publike do të vijojnë derisa tu kthehen qytetarëve.