Neranxi hap Panairin e Kulinarisë, risi ushqimore por edhe shefa të kuzhinës botërore

2015-08-22 6

Ka ulur siparin e tij "Panairi i Kulinarisë Neranxi 2014". Në ditën e tij të dytë dhe të fundit, drejtuesi i firmës dhe organizatori i panairit, Nikollaq Neranxi, e quan të përmbushur qëllimin e këtij panairi. Sipas tij pjesmarrja e shefave më të mirë të guzhinës shqiptare, italiane, greke dhe Israelite dhe gatimi me produktete më të mira të Neranxit, i ka sjellë tregut ushqimorë shqiptarë më shumë larmishmëri dhe cilësi.
"Panari i Kulinarisë Neranxi" tashmë është një traditë, pasi organizohet çdo pranverë. Ndërsa kompania Neranxi ka 23 vite aktivitet në tregun shqiptar dhe atë rajonal, duke e kthyer një lider në tregtimin e ushqimeve, me gati 80 % të tregut në vendin tonë. Ndërkohë që shkolla e kulinarisë Neranxi tashmë prej 5 vitesh diplomon specialistë në guzhinë dhe pasticeri, duke i ofruar klientëve shërbimet më të mira.