TIRANË - Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në Panairin e Librit që po organizohet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, "ky aktivitet dëshmon interesin e posaçëm, që ne si Qeverisë, përmes Ministrisë së Kulturës i japim këtij aktiviteti si përpjekje për të krijuar hapësiratë reja për librin dhe artin".
"Dua të falenderoj me gjithë zemër, organizatorët, shoqërinë e librit si dhe dy kujdetarët e këtij festivali, Arlinda Dudajn dhe Vladimir Myrtezajn që libri dhe arti pamor të shfaqen në një formë alternative, që është pikënisja e një rruge ku do të formësohet një institucion i ri siç është ky festival", deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.
"Ne duam që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të tërheqë çdo vit e më shumë, artdashësit, protagonistët e librit dhe jetës kulturore brenda dhe jahstë vendit.
Unë jam i bindur se për kohën e shkurtër, festivali e justifikoi plotësisht vetveten", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se, "çmimi shumë i veçantë dhënë dje librit të Ardian Vehbiut tregon se ky festival është vullnet i shprehur kundër mediokritetit dhe mënyrave bajate të të menduarit dhe të konceptuarit të gjërave".
"Institucionet tona publike duhet të jenë të hapura ndaj risive, ndaj talenteve dhe ku gjithçka e vendos merita, e vendos publika, sepse në këtë aspekt jemi shumë prapa botës ku duam të integrohemi", deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.