A1 Report - Rome, dy pape shenjterojne sot Papa Gjonin dhe Papa Gjon Palin

2015-08-22 0

ROMË --Sot, Papa Françesku I do të shenjtërojë dy paraardhës të tij, Papa Gjonin XXIII si dhe Papa Gjon Palit II në sheshin "San Pietro" në Romë. I pranishëm do të jetë edhe Papa Benedikti XVI që u tërhoq nga detyra, duke shënuar kështu edhe rastin e parë në historinë e Kishës që dy papë të gjallë ndjekin shenjtërimin e paraardhësve të tyre.

Sheshi "San Pietro" sot është kthyer në një kamp të mbushur me pelegrinë të ardhur nga e gjithë bota, që do të ndjekin meshën e veçantë në orën 10:00.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, ka deklaruar për mediat se pritet që në Romë të mbërrijnë 1 milionë pelegrinë, duke vënë në dukje se për të garantuar sigurinë do të jenë në gatishmëri, 10 000 punonjës të rendit.

Rreth 122 delegacione të huaja nga e gjithë bota do të ndjekin këtë ceremoni .

Free Traffic Exchange