A1 Report - Patos, vritet me arme zjarri nje 40-vjeçar i kthyer nga emigracioni

2015-08-22 5

PATOS -- Nikolin Rrapaj, rreth dyzet vjeç, baba i 3 fëmijëve, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në lagjen '29 Marsi' të qytetit të Patosit, pas disa të shtënave me armë zjarri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes menjëhërë pas marrjes së njoftimit. Rrapaj është vrarë me pistoletë në hyrje të pallatit ku banonte nga persona ende të panjohur. Apartamenti i tij ishte në katin e pestë.

Rrapaj kishte pak kohë, kthyer nga emigracioni. Nuk dihen shkaqet e vrasjes, por policia është duke hetuar të kaluarën e tij jashtë vendit, konfliktet e mundshme, aktivitetin e tij etj.

Free Traffic Exchange