A1 Report - Reshjet e shiut bllokojne per disa ore autostraden Tirane-Elbasan

2015-08-22 1

TIRANE- Moti i keq ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan. Rruga e re është bllokuar për një kohë të gjatë, ndërsa u desh rënia e nivelit të shirave të pasdites që të ishte në funksionim të plotë aksi që lidh tunelin e Krrabës me Elbasanin.

Problemet nisën që në fillimin e autostradës në aksin që lidh Mulletin me Ibën. Rritja e nivelit në nënkalim nuk lejonin futjen e mjeteve në autostradë.

Kishte dhe nga ata që kishin ngecur në ujë.

Probleme nga rrëshqitjet kishte edhe në rrugën e vjetër ku ishte devijuar lëvizja për shkak të problemeve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Rënia e nivelit të shirave pasdite solli funksionimin të tunelit të Krrabës deri në Elbasan.

Tuneli Tiranë-Elbasan u inaugurua në qershor të vitit 2013, ndërsa vetëm 10 muaj më pas, rreshjet e shiut e kanë penguar lëvizjen e automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Free Traffic Exchange