Ekskluzive/Ja si po manipulohen zgjedhjet maqedonase ne Tirane

2015-08-22 0

TIRANE - Procesi i zgjedhjeve presidenciale maqedonase, që po zhvillohen dhe në Shqipëri, duket se është prekur nga manipulimet, siç denoncojnë vetë vëzhguesit. Televizioni "A1 Report" duke ndjekur nga afër procesin, zbuloi skemën e votimit e cila organizohej për të rritur artificialisht numrin e votuesve nga Shqipëria nga ana e partive maqedonase.

Video ekskluzive e "A1 Report", xhiruar pikërisht me një kamera të fshehtë, tregon recepsionin e hotelit ku brenda kryhet dorëzimi i kartave të identitetit maqedonase të domosdoshme për të votuar në mënyrë ndoshta të paligjshme në ambasadën aty pranë ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Pas banakut të recepsionit shihen qartë një grumbull prej disa kartash identiteti, që sipas vëzhguesve janë prova e manipulimit.

Qytetarë shqiptarë ka gjasa të hyjnë në këtë hotel, të marrin një kartë identiteti maqedonase dhe të shkojnë të votojnë në këmbim të parave.

Por investigimi ynë shkoi edhe më tej. "A1 Report" ka mundur të sigurojë listën e zgjedhësve maqedonas të cilët kanë mundur të votojnë në ambasadën e Tiranës. Vëzhguesit besojnë se kjo listë përmban emra të qindra qytetarëve shqiptarë që kanë votuar pa pasur të drejtë. Dhe në listë, në fakt, vihet re se afër shumë emrave të zgjedhësve të lindur në Maqedoni ka një kolonë bosh: këtu duhej të ishte shkruar vendbanimi i votuesit, por kolona ka mbetur e bardhë. Përse?

Pas denoncimit të "A1 Report", të ripublikuar nga të gjitha mediat në Maqedoni, Komisioni Zgjedhor Qendror në Shkup bëri të ditur se të gjitha skedat e votuara në Shqipëri do të verifikohen.

Free Traffic Exchange