A1 Report - Vrasja e biznesmenit, pamje gjate arrestimit nga RENEA

2015-08-22 20

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia për vrasjen e biznesmenit, Aurel Zenga. A1 Report sjell pamjet e arrestimit të pesë personave operacion i bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës në një banesë pranë zonës që njihet si "Kali i Trojës".

Të arrestuar gjatë operacionit janë: Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi. Pamjet janë filmuar nga forcat RENEA, gjatë momentit kur kanë vënë prangat mbi 5 personat të cilët ishin duke u bërë gati për tu larguar jashtë vendit.

Operacioni për arrestimin e autorëve është realizuar nga policia e Tiranës ajo e Durrësit dhe forcat speciale RENEA, dhe është bërë 24 orë pas vrasjes së ndodhur në rrugën "Zonja Curre", në afërsi të fushës Ali Demi në Tiranë.

Free Traffic Exchange