Maratona midis shkollave të mesme në Elbasan mund të thuhet se është një tjetër traditë e këtij qyteti. Gimnazet konkurojnë me njëri-tjetrin në zhanre të ndryshme si balet klasik e modern, këngë, aktrim, prezantim etj. Ky është viti i 19-të që maratona jo vetëm zhvillohet, por ndryshe nga vitet e tjera këtë vit janë të gjitha shkollat e mesme pjesmarrëse. Sipas udheheqësit artistik, Edmond Rrapi, ky eveniment është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm angazhon të rinjtë me aktivitetin në fjalë, duke i larguar sadopak nga kafet dhe rrjetet sociale, por është dhe një trampolinë e mirë për të gjithë ato talente që dalin prej saj. Edhe të rinjtë pjesmarrës e vlerësojnë këtë aktivitet dhe shprehen të lumtur që janë pjesë e tij. Ky është edicioni i 19-ë i maratonës midis shkollave të mesme, ku do t ë priten fituesit, të cilët vëzhgohen dhe vlerësohen nga një juri prestigjoze, ku pjesë e saj janë emrat e rëndësishëm të artit në qytetin e Elbasanit.