A1 Report - Rinisin punimet, Haxhinasto inspekton rrugen Plepa-Rrogozhine

2015-08-22 0

KAVAJE - Pas 3 vjetësh ndërprerje janë ringjallur shpresat për rifillimin e punimeve në aksin rrugor Plepa-Rrogozhinë. Ka qenë Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ai që ka kryer një inspektim në këtë aks rrugor nga ku ka deklaruar se së shpejti këtu do të rinisin punimet.

Si[as ministrit fillimisht do të jetë një kompani italiane e cila do të ekzaminojë punimet e kryera deri tani nëpërmjet përdorimit të një teknologjie moderne dhe më pas do të rinisin punimet.

Pjesa më problematike e këtij aksi është hyrja e qytetit të Rrogozhinës e cila është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e automjeteve. Ndërkohë në këtë aks strategjik mungon ndricimi, sinjalistika rrugore si dhe infrastruktura e sigurisë rrugore.

Rruga Plepa-Rrogozhinë është një aks strategjik që lidh jugun e vendit me Shqipërinë e Mesme dhe veriun e vendit .