Ekspertët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve

2015-08-22 2

Me vaksinimin janë zhdukur sëmundjet e rënda infektive prej të cilave më herët shkaktohej vdekja. Kështu theksojnë ekspertët shëndetësor në shënimin e Javës Evropiane të Imunizimit. Në botë ende jetojnë 5 milionë njerëz me paralizë, për shkak se në kohën e tyre nuk kishte vaksinim kundër sëmundjeve që e shkaktonin një gjë të tillë, sqarojnë mjekët. Qëllimi i shënimit të Javës së Imunizimit është rritja e ndërgjegjes së prindërve për rëndësinë e vaksinimit.

"Në sajë të aplikimit të vaksinimit, një numër i madh sëmundjesh janë zhdukur dhe nuk mund t'i ndeshim më, kështu që, shpesh do të dëgjoni përse na duhen vaksinat kur ato sëmundje nuk janë më këtu tek ne në Maqedoni.... por ka në pjesët e tjera të botës. Ato janë pezull dhe mund të ndodhin në vendet e tjera. Vetëm vaksinimi është ai që pengon paraqitjen e këtyre sëmundje të rënda ngjitëse", deklaroi Dr. Jovanka Kostovska, sektori për mbrojtjen parandaluese në MSH.

"Këto ditë po punohet intensivisht për gjetjen e të gjithë asaj popullate që ka hequr dorë dhe për arsye të ndryshme nuk e ka marrë rregullisht vaksinën. Këtë javë po zbatohet vaksinimi në terren", tha Tanja Baevska-Vuçkoviq, drejtore e Shtëpisë së Shëndetit, Shkup.

Java Evropiane e Imunizimi shënohen në vend për të nëntën herë. Ndërkaq, autoritetet thonë se numri i të vaksinuarve me vaksinën MRP, që kur u paraqit epidemia e fruthit, u rritën për 10 % në krahasim me vitin e kaluar. Epidemia e fruthit është ende aktive. Deri tani janë prekur gjithsej 92 pacientë, prej të cilëve 6 persona janë sëmurur nga e marta deri më sot. Ndërkaq, prej tyre 29 janë fëmijë të moshës nën 1 vjeçare, të cilët kanë qenë gjithashtu të pa vaksinuar. Mbulimi i përgjithshëm i vaksinimit të popullsisë në vend është 95 për qind. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange