Mbeten pa shtëpi nga zjarri, nuk kanë kushte për jetë

2015-08-22 7

Familja nëntë anëtarëshe Gjureci nga fshati Rashçe, komuna e Sarajit tani më një muaj jeton në këtë dhomë gjysëm të zbuluar për shkak të zjarrit që kishte kapluar shtëpinë e tyre. Kryefamiljari Shaban Gjureci thotë se ai bashkë me 7 fëmijët e tij ditët po i kalojnë me vështirësi, të uritur, pa veshmbathje dhe ujë për tu pastruar. Ai me këtë rast apelon njerëzit bamirës për rokonstruimin e shtëpisë.

Teshat krejt janë djeg, kanë mbet vetëm me këto edhe çka ju sjellin të tjerët. Këto të dyja i kam në shkollë, edhe tjetrën desha ta dërgoj në çerdhe ço nuk po mbërrin. 5.53 "Ju ka një muaj e gjysëm që keni dal këtu ku po fleni dhe po hani? Po krejt këtu, desha të marrr çimento po nuk kam me çka, desha ta lyej pak ta ndërtoj nji mur..Ku po flejnë fëmijët, a në tokë? Këtu dhe te ajo shtëpia tjetër. Çka po ju shtron kur flejnë? Me shilte se janë djeg krejt, dikush që na ka dhënë shilte, nuk kam nga t'ja mbaj", deklaroi Shaban Gjureci, banor i fshatit Rashçe.

Siç rrëfen kryefamiljari Shaban Gjureci, shtatë fëmijët e tij çdo ditë ushqehen me bukë të ftoftë të cilën e zbusin me çaj ose ndonjë lëng tjetër. Siç thotë ai, kjo është mënyra e vetme për tu ngopur të gjithë.

"Drejt me të kallxu unë po marr bukë hazër me thes se nuk mbërrin ta blej miellin. Marr bukë të ftoftë dhe e vendos në furrë zbutet pak, ta marr thesin e miellit prej 800 denarë nuk mbërrinë, a këtë ta veshi a tjetrën ta veshi. A e blen bukën e ftoftë apo ta falin? E blej, 100 denarë një thes se nuk mbërrin ndryshe, aty i ka 10 bukë brenda. Për sa ditë është e mjaftueshme buka? Dy ditë i kalojmë me atë thes pastaj prap mundohem të punoj diçka. E hanë fëmijët, patjetër e kanë ta hanë, e vendosin në furrë pak dhe zbutet. E hanë ndonjëherë me krem ose margarinë kur ju sjell, kur nuk kanë edhe thatë ose me çaj", u shpreh Shaban Gjureci, banor i fshatit Rashçe.

Edhe pse rriten në varfëri, fëmijët kanë vullnet për mësime. Në shkollë shkojnë duke pritur njëri tjetrin për të bërë ndërrimin e rrobave dhe këpucëve.

"Sa bëjnë pesë plus pesë? Dhjetë. Semira me çka shkon në shkollë, a ki tesha tjera? Jo. E patikat a janë të nxehta a të ftofta? Të ftofta. Shoqet në shkollë si vishen, a vishen mirë? Po. A dëshiron edhe ti të vishesh si shoqet tua? Po.", tha Semira, fëmijë.

Vuajtjet për familjen Gjureci do të vazhdojnë edhe më tej deri në momentin që njerëzit humanë do të zgjasin dorën edhe për këta 9 anëtarë.



Melihate Rustemi



Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+389 70 632 855 Shaban Gjureci, fshati Rashçe, komuna e Sarajit