Vrasja në Tiranë dyshohet për para Biznesmeni dhe autori njiheshin

2015-08-22 5

Tirane- Biznesmeni i cili u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen e djeshme në Tiranë njihej me autorin e krimit.
Madje mbrëmjen e djeshme ata së bashku dhe me disa persona të tjerë kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë të lokalit ku ishin ulur për të ndjekur ndeshjen Roma-Milan.
Këto janë detaje që dëshmitarë dhe familjarë i kanë dhënë grupit hetimor që po merret me zbardhjen e vrasjes së mbrëmshme, bëjnë të ditur burime të sigurta nga Ora News.
Ndërkohë që policia ka shpallur nër kërkim Agron Goxhajn, 40 vjeç, të dyshuar si autor të krimit
Sipas disa burimeve, por ende të pakonfirmuar kanë bërë të ditur se sherri ka nisur për çështje parash, ndoshta një pazar i prishur, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.
Vrasja
Aurel Zarka, pronari i një lokali tepër të frekuentuar në zonën e ish-bllokut u ekzekutua rreth orës 22:00 të 25 prillit në lagjen "Ali Demi", pas shkollës "1 Maji".
Ai ka qenë së bashku me autorin dhe 4 persona të tjerë kanë qenë në një lokal në zonën e "Ali Demit" për të parë ndeshjen Roma-Milan. Në një moment mes 36 vjeçarit dhe autorit ka pasur konflikt. Të gjashtë personat kanë dalë nga lokali dhe sherri mes tyre ka vijuar në një tunel pallati ku dhe viktima është qëlluar 8 herë me pistoletë.