A1 Report - Çelet në Tirane panairi i kuzhines me mjeshtra nga mbare bota

2015-08-22 2

TIRANE- Ka çelur siparin "Panairi i kulinarisë Neranxi 2014?, që synon të promovojë shijen më cilësore dhe garancinë maksimale për çdo produkt të saj. Në inagurimin e panairit profesional të pranverës, ku marrin pjesë mjeshtra kuzhine e njohës të mirë të kulinarisë nga e mbarë bota, presidenti i kompanisë, Nikollaq Neranxi, është shprehur se sekreti qëndron në përzgjedhjen me kujdes të çdo produkti që mban firmën "Neranxi".

Shefat e kuzhinës të ardhur nga Greqia e Jerusalemi, e kanë cilësuar këtë festival kulinarie si vendin ideal për të dhënë një mesazh paqeje. Nuk kanë munguar në stendat e këtij panairi, i cili do të qëndrojë i hapur për dy ditë, as të rinjtë e shkollës profesionale shqiptare.

"Kemi ardhur nga Jerusalemi për të marrë pjesë në këtë panair sepse ne besojmë që shija dhe ushqimi nuk njeh nacionalitet, nuk njeh fe dhe as racë. Në ekipin tonë kemi pjesëtarë nga të gjitha nacionalitet dhe besimet, ndaj duam të japim mesazhin që jemi të gjithë të barabartë dhe është e mundur që në botë të ketë paqe", tha Sarkis Yacoubian, president i "Taste of peace Jerusalem".

Free Traffic Exchange