Droga, PD: Rama-Meta mushkonja të trashura nga pushteti

2015-08-22 1

Për Partinë Demokratike, Shqipëria është kthyer në një pistë narkotrafikantësh dhe kjo sipas tyre faktohet jo vetëm nga dëshmitë e qytetarëve, por dhe dokumentat zyrtare të bëra publike.
Mbështetur mbi këtë, zëdhënsja Laura Vorbsi i bëri thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, të ngrihen në rolin që u ka ngarkuar Kushtetuta, për të vepruar në mbrojtje të vendit, nga kjo kanosja që sipas saj, po i bëhet prej trafikut të drogës.
"Dëshmi të reja tronditëse po dalin çdo ditë, që tregojnë se avionët e drogës, janë ulur në territorin tonë, janë ngarkuar me mall dhe janë larguar.Genti Kuqi, banor i Bedatit në Lushnjë deklaroi para kameras së News 24, se ka parë avionin të ulet në rrugën Bedat-Adriatik. Disa persona me fuoristradë e kanë ndaluar atë dhe 20 banorë të tjerë dhe nuk i kanë lënë të kalojë për 25 minuta derisa avioni është ulur dhe ka ikur sërish.Kjo dëshmi, dëshmitë e banorëve të Kardhiqit, dokumente zyrtare të bëra publike, janë tregues rrëqethës të faktit se territori i Shqipërisë është kthyer në një pistë të narkotrafikantëve. Në Gjadër, në Lushnje, në Kardhiq, etj, avionë ngarkohen me drogë dhe e trafikojnë atë në vende të tjera.Këto dëshmi regjistroi edhe gazetari Telnis Skuqi, i cili u kërcënua me jetë, sepse prishi rehatinë e trafikantëve. Kërcënimi i gazetarit me një kokë të prerë dhie ishte një akt mafioz tronditës. Akoma më tronditës është fakti se edhe sot e kësaj dite kryeministri Rama hesht për këtë akt gangsterësh duke u vetëdenoncuar kësisoj si palë me narkotrafikun dhe jo me të vërtetën"deklaroi zëdhënësja e PD-së.
Sipas demokratëve, dëshmitë tregojnë se në 7 muaj të qeverisjes Rama, Shqipërinë e kanë shtënë në dorë narkotrafikantët.
"Kjo është një situatë e paprecedentë. Dëshmitë tregojnë se në 7 muaj të qeverisjes Rama-Meta, Shqipërinë e kanë shtënë në dorë narkotrafikantët, droga ka plasur sheshit dhe trafiku i saj bëhet me cdo mjet e mundësi. Me cinizëm të pashoq dyshja Rama-Meta, në vend se të marrin masa urgjente, tallen dhe përdhosin zyrat më të larta të shtetit, aulën e parlamentit duke u marrë me gjueti mushkonjash.Tani që dëshmitë janë të shumta e publike, të pamundura për t'u manipuluar nga dyshja Rama-Meta, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit ngjajnë me dy mushkonja të trashura para kohe nga keqqeverisja e tyre e përzier me trafik droge.Ne i kërkojmë Prokurorisë, Policisë së Shtetit, të ngrihen në rolin që u ka ngarkuar kushtetuta, të bëjnë detyrën dhe të mbrojnë republikën tone nga kjo kanosje që po i bëhet prej trafikut të drogës"tha Vorpsi.