A1 Report - Marreveshja me FMN, "Kushtet per Shqiperine jo te detyrueshme"

2015-08-22 2

Pikat e marrëveshjes mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare, nuk janë detyruese apo taksative për këtë të fundit. Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, në një intervistë për revistën 'Monitor' ka sqaruar zhurmën e madhe dhe konfuzionin rreth pikave të kësaj marrëveshjeje.

Sipas Ilahit, u ra dakord për një program, i cili është tashmë publik, në bazë të të cilit borxhi publik duhet të fillonte të ulej në vitin 2015. Më tej Ilahi thotë: "Për këto masa kemi rënë dakord dhe janë pjesë e buxhetit të vitit 2014 dhe janë publike në ëeb. Ajo që ka ngjallur diskutime është se në raportin e stafit të FMN-së ka disa masa që rekomandohen të shikohen. Sigurisht që do të zgjidhni disa prej tyre, por i takon qeverisë që të bëjë rregullimet për dy vitet në vijim. Nuk është e thënë që të gjitha këto masa do të duhet të zbatohen. Ideja ishte që t'i bënim ato publike dhe të diskutonim me qeverinë se si duhen zbatuar".

Sipas Ilahit, detyrimet e prapambetura duhen paguar, në një mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë dhe në të njëjtën kohë, në një mënyrë që të merren të gjitha masat që paratë publike të përdoren në mënyrën e duhur. "Nëse shihni kushtet në program, të gjitha kanë të bëjnë me këtë. Ne kemi një sistem që do të monitorojë se si qeveria po i paguan faturat e saj dhe nëse disa ministri nuk do të paguajnë, ne do të përpiqemi të gjejmë se pse po ndodh kjo dhe ta përmirësojmë dhe në të njëjtën kohë, ne kemi auditorë dhe kushte që të sigurohemi se pagesat e prapambetura po ecin përpara. Në shumë mënyra, programi i FMN-së bëhet një objektiv në lëvizje. Këto janë paratë që do të vijnë pas çdo rishikimi. Në të është miratimi i kredisë nga bordi në shkurt 2014. Dhe pastaj çdo tre muaj ne shikojmë objektivat, shikojmë performancën, përshtatemi. Ne do të na duhet që të ulim borxhin për një periudhë të caktuar kohe. Ne do të kemi ende nevojë për më shumë masa në vitin 2015. Masat për të cilat ramë dakord në buxhetin e vitit 2014 nuk do të preferonim t'i preknim. Ajo që nuk duam është që të bëhen zgjedhje që ndikojnë në uljen e të ardhurave në buxhet, sepse kjo shkakton probleme afatgjata. Por zgjedhjet e politikave janë të qeverisë. Ishte qeveria që vendosi që të zbatonte taksën progresive, në vend të asaj të sheshtë".
Si e vlerësoni ecurinë e ekonominë shqiptare në vitin 2013 dhe pritshmëria për 2014-n?

Ne sapo kemi marrë numrat për rritjen e ekonomisë në vitin 2013 dhe ato duket të jenë më të ulëta se ato që kishim menduar, rreth 0.4%, në vend të 0.7%, që prisnim. Nga pikëpamja jonë, viti 2013 ka qenë i vështirë për Shqipërinë, për një sërë arsyesh, që ne i kemi bërë publike edhe më parë, për shkak të zgjedhjeve, tranzicionit politik, tranzicionit ekonomik të ekipeve drejtuese. Këto ngjarje tentojnë që të jenë shumë të vështira në Shqipëri dhe në kohë normale.

Pritshmëritë tona janë se viti 2014 do të jetë më i mirë. Ne do të kemi një panoramë më të qartë për perspektivën ekonomike për vitin 2014, pasi misioni i F...