Kompania Neranxi hap panairin e kulinarisë për vitin 2014 duke sjellë për publikun shqiptar risitë më të fundit të industrisë ushqimore.
Kreu i kësaj sipërmarrje mjaft të fuqishme në vendin tonë Nikollaq Neranxi shpjegon se ky panair ka sjellë shijet e reja të kulinarisë nga e gjithë bota por edhe shefat më të njohur të kuzhinave.
Zv.ministri i bujqësisë Alban Zusi vlerëson standartet e kësaj kompanie e cila ka krijuar lidhje ndërkombëtare.
Në hapjen e këtij panairi ka marrë pjesë edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri David Cohen.
"Jam shumë i kënaqur që jam në kompaninë Neranxi.Duke përdorur produkte cilësore kjo kompani ka arritur që të fitoj prestigj pasi produktet cilësore do të thotë shëndet i mirë.Në këtë panair kemi shefa kuzhine nga e gjitha bota dhe midis tyre edhe Izraelit," u shpreh ai.
Panairi i Kulinarisë Neranxi zhvillohet për të 6 vit radhazi dhe zgjat dy ditë.Kompania Neranxi ka 23 vite aktivitet në tregun shqiptar dhe zotëron rreth 80 % të tij duke u zgjeruar edhe në rajon.