Bashkia e Tiranës akuzon qeverinë Rama se pas bllokimit të buxhetit po investon me çdo mjet për të bllokuar ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës.
Përmes një njoftimi për shtyp nënkryetari i kësaj bashkie, Enno Bozdo thotë se "Rama i kërkon Abu Dabit të ndërpresë financimin e ndërtimit të bulevardit"
"Akti i fundit, më i rëndi dhe më i paimagjinueshmi, është kërkesa që Edi Rama i ka bërë Fondit të Abu Dabit për të ndërprerë financimin e projektit më të rëndësishëm të Tiranës në 70 vitet e fundit," tha Bozdo në një prononcim nga Bashkia e Tiranës.