A1 Report - Afganistan, rrëzohet avioni i NATO vdesin 5 anëtarë të ekuipazhit

2015-08-22 1

AFGANISTAN- Një helikopter i NATO-s është rrëzuar në jug të Afganistanit, duke marrë jetët e 5 anëtarëve të ekuipazhit që gjendeshin në të. Lajmi u bë i ditur nga organizata e ISAF e cila drejton misionin e sigurisë të NATO në Afganistan.

Megjithatë ende nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit apo kombësia e viktimave. Në fund të këtij viti, NATO do të kalojnë përgjegjësinë e sigurisë në vend homologëve të tyre afganë, duke tërhequr dhe trupat e saj.

Ky incident e çon në 7 numrin total të trupave të NATO të vrarë në Afganistan.