A1 Report - G7: Do intensifikojme sanksionet ndaj Rusise, nxit rebelizmin

2015-08-22 1

SHBA- Superfuqitë botërore të G7 kanë vendosur të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Një zyrtar amerikan bëri të ditur se masat e reja ndaj Ruisë do të zbulohen ditën e hënë.

Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se po drejton dhe financon aktivistët pro-rusë që kanë marrë kontrollin e godinave qeveritare në lindje të Ukrainës.

Ndërkohë vazhdojnë negociatat për lirimin e 8 vëzhguesve ndërkombëtarë të marrë peng në qytetin e Sloviansk nga pro-rusë të armatosur.

Ditën e premte kryeministri ukrainas akuzoi Rusinë se do të fillojë Luftën e Tretë Botërore. Sipas tij Moska kërkon të pushtojë "ushtarakisht dhe politikisht" Ukrainën, duke krijuar një konflikt i cili do të përhapet në të gjithë Europën.