Tiranë-Për herë të parë për median, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha rrëfen në "Jamais Vu" të Mustafa Nanos emocionet e pritjes për t'u bërë nënë.
Jo vetëm kaq e frymëzuar edhe nga sekuencat filmike të përzgjedhura me kujdes nga moderatori Nano mbrëmjen e djeshme në një prej studiove të Tv Ora News, Ministrja Gjosha rrëfen se në muajt e parë të lindjes, fëmija do të jetë bashkëpunëtori i saj më i ngushtë edhe në zyrë, pasi do i duhet të vijojë punën shumë shpejt pas lindjes.
"Është e vërtetë që shumë shpejt pres të bëhem nënë. Jam në muajt e parë dhe e përjetoj çdoditë, pavarësisht se jam e ngarkuar. Do mundohem të jem nënë e mirë. Do të bëj më të mirën. Dhe shpesh herë imagjinoj edhe sesi fëmija im mund të rritet në muajt e parë edhe në zyrën e miniatrisë së Integrimit. Kjo nuk më duket ndonjë çudi sepse do të më duhet që në ditët e para të vijoj edhe me punën të cilën unë mbart edhe sot por do i bëj të dyja bashkë, por shpresoj që do të shkojë shumë mirë. " rrëfeu Gjosha.
Kur Nano tha se deri tani asnjë grua s'ka marrë fëmijën në zyrë dhe nëse do e bënte ajo do të ishte e para, Gjosha u përgjigj: "Unë po e deklaroj që do e marr do jem e detyruar që ta marr por do ta bëj dhe me kënaqësinë më të madhe."
Madje ministrja 30-vjeçare e cila verën e kaluar kurorëzoi martesën me Ardianin thotë duke qeshur se fëmija I saj mund të jetë edhe pjesë e Parlamentit nëse nuk do të ketë njeri që do ia mbajë të enjteve, kur ka seance parlamentare.
"Ndoshta do të jetë edhe pjesë e Parlamentit, sepse varet a ka kush të ma mbajë. Por edhe sepse mund ti jap pozitivet.
Më shumë
Intervista e plotë në Jamais Vu
https://www.youtube.com/watch?v=SLtu9Sp4mo8