TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se, dyshja Rama-Meta kërkuan që ta trajtonin si lojë qesharake denoncimin për trafikun e lëndëve narkotike nga struktura të FA-së.
ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimit parlamentar për akuzat që janë ngritur nga opozita për trafikun e drogës nga struktura të FA. Në një konferencë për median, Basha tha se, opozita kërkon transparencë.
"Ne duam transparencën dhe për këtë e thirrëm dy herë ministrin e Mbrojtjes, për të çuar atje ku e kanë vendin trafikantët. Për të hequr damkën që duan të vënë mbi FA-në, kriminelët dhe për të rikthyer nderin e vendit", tha kreu i PD-së.
Sipas tij, "shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë me krimin e organizuar dhe ka shkuar deri në përdorimin e FA dhe institucioneve të tjera. Opozita këtë ka bërë në Kuvend dhe do denoncojë deri në fund dhe të sensibilizojë qytetarët deri në fund, nëse shumica Rama-Meta do të vazhdojë të merret me gjurmët në vend që të merret me ujkut".
"Shqiptarët e kanë të qartë tani që informacioni është i bazuar nga shërbimet sekrete që paguhen nga taksat tona. Sekret donin ta bënin dyshja Rama-Meta dhe askush nuk qeshi, veç tyre, që donin ta trajtonin si lojë me mushkonja dhe aeroplanë prej letre. Të gjithë u shqetësuan. Të fillojë menjëherë hetimi parlamentar. Ne si opozitë do i shkojmë deri në fund", tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.