Basha drejton gishtin nga Rama-Meta: Reforma e njëanshme do t'u kushtojë

2015-08-22 0

Vendimet e marra në seancën e djeshme parlamentare kanë përforcuar më tepër thirrjet e opozitës për protesta. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pasditen e sotme tha se heqja e kompetencës së Presidentit për dy përfaqësuesit e ILDKP-së, është shkelje e hapur e ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
"Heqja e kompetencës se Presidentit për propozimin e dy kandidaturave për kreun e ILDKP demaskoi plotësisht strategjinë e dyshes Rama-Meta për të uzurpuar te gjitha kompetencat e dhëna me ligj Presidentit të Republikës, që nga viti 1998 e deri më sot, kompetenca që janë dhënë nga vete e majta në vitet 1998-2005 dhe që nuk u vunë asnjëherë në diskutim nga qeverisja demokrate 2005-2013. Etja e shfrenuar për të rrëmbyer pushtete që nuk i takojnë e ka bërë dyshen Rama-Meta të dalë nga binarët e logjikës dhe të mos ngurrojë para asnjë paturpësie të paargumentueshme dhe para asnjë shkeljeje ligjore e Kushtetuese. Me aktin e djeshëm dyshja Rama-Meta ka rrënuar rolin e ILDKP në luftën kundër korrupsionit dhe e ka kthyer atë në një vegël qorre të politikës së saj të mbrojtjes së korrupsionit qeveritar dhe goditjes selektive të kundërshtarëve" u shpreh Basha.
Duke e përcaktuar si një nga javët më revanshiste të qeverisë Rama-Meta, Basha tha se vendimi i mazhorancës për ta përmbyllur në mënyrë të njëanshme reformën territorial është një gabim i rëndë që do tu kushtojë shtrenjtë.
"Në javën e revanshit me goditje të përqendruar kundër Kushtetutës dhe konsensusit, dyshja Rama-Meta vendosi t'i injoronte thirrjet tona të përsëritura për të punuar me konsensus për reformën administrative- territoriale, dhe proceduan me komisionin e tyre të njëanshëm.Në daljen e tyre para shtypit me këtë rast, eksponentët e qeverisë folën qesim për gjithçka, por vetëm një gjë nuk e zunë në gojë: konsensusin me opozitën. Nuk kishin se si, për sa kohë që konsensusin për ketë reformë e kanë refuzuar botërisht, pa asnjë argument, vetëm me paragjykime për opozitën. Për çfarë na ftojnë kur nuk ofrojnë konsensus?Për çfarë na presin kur nuk ofrojnë konsensus?Lojës së tyre dhe hileve të tyre iu doli boja përfundimisht. Me megalomaninë e tyre të njohur kanë menduar se opozita do të bëhet fasadë.Me arrogancën dhe dinakërinë e tyre kanë shpresuar se opozita do të legjitimojë produktin e tyre me një rol kukulle në komision. I kanë bërë shumë keq llogaritë. Kemi për ta parë. Opozita, Partia Demokratike i ka bërë të qarta disa herë qëndrimet tona. E ripërsëris se kjo është reforma që kërkon si minimum konsensus politik dhe si optimale kushtetuese konsensus të gjerë publik. Kjo është praktika 23 vjeçare e demokracisë, këtë thotë Kushtetuta. Dyshja Rama-Meta duan të bëjnë një gjë që nuk është bërë kurrë vetëm nga njëra anë.Duke refuzuar konsensusin me opozitën për një reformë që e ka të detyrueshëm konsensusin, ata kanë refuzuar bashkëjetesën demokratike.Po bëjnë një gabim të rëndë që do tu kushtojë.Refuzuan konsensusin me ne në Kuvend, por nuk mund të shmangin përballjen m...

Free Traffic Exchange