LIBRAZHD- Nga Librazhdi ku zhvilloi një takim më strukturat e partisë "Fryma e Re Demokratike", lideri i kësaj force politike, Bamir Topi, vuri theksin edhe një herë tek problemet në sistemin e drejtësisë që sipas tij po mbajnë peng zhvillimin e vendit.
Ndërkohë ish-presidenti konfirmoi edhe një herë qëndrimin e tij pozitiv për reformën territoriale.
Kreu i FRD-së ndër të tjera theksoi së Fryma e Re Demokratike vijon të jetë në opozitë, teksa shigjetoi ish-forcën politike ku aderonte, Partinë Demokratike, për mungesë vizioni dhe demokracie të brendshme.