A1 Report - Tirane, riatdhesohen nga Britania e Franca 35 azilkerkues shqiptare

2015-08-22 2

TIRANE - Janë 35 azilkërkues shqiptarë që kishin shkelur rregullat e zonës Shengen në Angli dhe Francë, të cilë u riatdhesuan sot në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas.

Zv/ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Stephen Hickling, tha në një prononcim për mediat se "do të punojmë së bashku për të kthyer personat që nuk kanë zbatuar rregullat".

Ndërsa një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, u shpreh se " ne kemi një firmosur një marrëveshje për lëvizjen e lirë dhe kemi detyrimet tona për t'i plotësuar që të lëvizim lirshëm në vendet Shengen. Disa nga këta persona kanë shkuar me dokumentacion jo të rregullt duke përfituar kalimin e paligjshëm nga kufiri i Francës dhe Anglisë dhe për këtë arsye kthehen sot si persona të deportuar".

"Personat e kthyer do t'i nënshtrohen identifikimit të mëtejshëm për të parë sesi ata kanë dalë nga kufiri shqiptar. Nëse një person ka shkelur ligjin e kufirit për daljen nga territori shqiptar atëherë ata do t'i nënshtrohen hetimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në rast të kundërt nuk do të lejohen nga pala franceze dhe angleze që të qarkullojnë në të gjitha shtetet e zonës Shengen", theksoi përfaqësues i Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, bashkëpunimi i policisë franceze dhe angleze, por edhe policia shqiptare ka marrë angazhimet e saj ku ka trajnuar një trup policor për të bërë shoqërimin e këtyre personave nga shtetet, ku ata janë deportuar dhe më pas për t'u riatdhesuar në Shqipëri.