Pendarovski per "A1 Report": Kerkoj votat e shqiptareve, stop bojkotit

2015-08-22 0

SHKUP - Kandidati për president i opozitës maqedonase Stefan Pendaroski, në një intervistë ekskluzive për A1 Report, ka kërkuar votat e elektoratit shqiptar për të mundur në balotazhin e 27 prillit rivalin e tij politik Gjorgje Ivanov.

Në fjalën e tij Pendaroski, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë atë dhe shpresoi se numri i bojkotit të votuesve shqiptarë kësaj here të jetë më i ulët. Kandidati opozitar theksoi se në raundin e parë të zgjedhjeve kishte parregullsi pasi sipas tij vjedhje të votës.

Pendaroski u ndal edhe në situatën e aktualitetit politik në vend ndërsa kërkoi që t'i jepet fund dominimit të VMRO-DPMNE, pasi siç tha ai, po përdorin një politikë joperëndimore.

Më poshtë intervista e plotë e Stevo Pendarovskit për A1 Report:

Zoti Pendarovski, fllimisht si mendoni që të tejkaloni këtë diferencë të thellë prej 120 mijë votash që keni me rrivalin tuaj në garën për president shteti, tani në raundin e dytë (balotazh)?

Po unë shpresoj që kësaj radhe të ketë një ambient zgjedhorë më korekt, jo si në raundin e parë, kur ishte i pranishëm korupsioni, i cili shtrihej edhe para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. Klientela partiake e VMRO DPMNE-së arriti të sigurojë një numër të votuesve që nuk egzistonin. Pra e theksoj se nëse kësaj rradhe sigurohet një minimum i asaj që thuhet ambient demokratik, një ambient ashtu siç realizohen zgjedhjet në vendet demokratike por thjesht të sigurohen kushtet minimale për të pasur zgjedhje gjysmë korekte unë jam i bindur se ai numër votash që siguroi oponenti im do të zvogëlohet shumë, dhe votat në konton time do të tejkalojnë atë. Me rëndësi është që qytarët të mund lirisht të shprehin vullnetin e tyre, e jo që një ose dy ditë para zgjedhjeve ushtarët partiakë të ushtrojnë presion ose të ju paguajnë për votën tuaj sepse ju nuk keni alternativë tjetër. Ndryshe është e qartë se Maqedonia sa i përket standardeve demokratikë është në fund. Kjo është dëshpëruese sepse është e kuptueshme ne nuk mund të jemi shapion krahasuar me vendet evropiane por të paktën në rajon ne mund të ishim shembull në disa lëmi, tani edhe në to ne jemi në "bishtin" e rajonit që për fat të keq rajoni është bisht i këtij kontineti.

Zoti Pendarovski është fakt se votat e shqiptarëve gjithmonë kanë qënë ata të cilët kanë përcaktuar fituesin , të paktën këtë e ka vërtetuar praktika në më shum cikle zgjedhore. Kurse tani shqiptarët nga partia më e madhe shqiptare në pushtet janë ftuar ti bojkotojnë zgjedjet, si e vlerësoni bojkotin?

Po bojkoti është një akt legjitim, ata që përcaktohen për të edhe mund ta bëjnë. Problem është në atë se forca e partive politike në ambientin politik në Maqedoni është shum e madhe, dhe vullneti i qytarëve shqipatrë në një formë u kufizua . Kjo është dhe arsyeja e dallimit të votave mes meje dhe kandidatit të partisë në pushtet që siç theksova edhe më parë është shumë jo e rëndomtë kur keni dy oferta krejtësisht të ndryshme, mendoj koncepte të ndryshme politike. Ndaj shpresoj se bojkoti i shqiptarëve n...

Free Traffic Exchange