Tiranë, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës "Aleks Buda"

2015-08-22 6

Tiranë- Një gjimnaziste është hedhur nga kati i tretë i shkollës "Aleks Buda". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.
Gazetari Xhevair Zhabina informon se vajza me inicialet D.E është vetëhedhur pasi iu refuzua leja për t'u larguar nga ambientet e shkollës nga nëndrejtori i Shkollës për t'u larguar.
Vajza ka rënë në tarracën e katit të dytë. Nga të dhënat e para mësohet se ka fraktura në dorë dhe këmbë por nuk ka rrezik për jetën.
Adoleshentja e vitit të tretë të gjimnazit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Free Traffic Exchange