A1 Report - Gjirokaster, Instituti Italian i Kultures aktivitet per integrimin e vendit ne BE

2015-08-22 2

GJIROKASTER - "Të përgatitemi për Europën" kjo ka qenë tema e një konference të zhvilluar në Universitetin e Gjirokastrës më iniciativën e Institutit Italian të Kulturës. Qëllimi i këtij aktiviteti është afrimi të rinjve me vlerat e Europës Bashkuar dhe forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve shqiptarë dhe atyre europiane.

Në prag të marrjes së Presidencës së Bashkimit Evropian nga Italia, Instituti Italian i Kulturës, nën patronazhin e Ambasadës Italiane ne Tirane dhe me mbështetjen e Konsullatës Italiane të Nderit ne Gjirokastër, ka prezantuar para studentëve të Universitetit të Gjirokastrës, projektin e formimit europian.

Ky projekt i ideuar nga Punto Europa di Forli dhe Universiteti i Bolonjas, iu është prezantuar, përgjatë një aktiviteti dy ditor, studentëve të italianistikës në Universitetin "Eqrem Çabej". "Të përgatitemi për Europën" ka qenë tema në të cilën është bazuar i deleguari i Universitetit të Bolonjas Dr. Nicola Pedrazzi, para auditorit të studentëve.

Sipas tij, "ky është një projekt që ka lindur në Itali nën patronazhin e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe me mbështetjen e Konsullatës Italiane të Nderit në Gjirokastër, i ideuar nga Punto Europa di Forle dhe Universiteti i Bolonjas.

"Kemi vendosur le të themi të importojmë nga Shqipëria dobitë e studentëve shqiptarë në pesë qytete siç janë Vlora, Tirana, Korça, Elbasani dhe Gjirokastra dhe kjo bëhet me rastin e marrjes së presidencës së BE-së nga Italia sepse ashtu siç edhe dihet tanimë edhe Shqipëria ashtu si Italia shpreson të marrë statusin e vendit kandidat për në BE", është shprehur Nicola Pedrazzi, profesor i Universitetit të Bolonjas.

Aktiviteti dy ditor, është pasuruar në sajë të kontributit të revistës "Il Mulino" e cila ka dërguar koleksionin e saj të plotë te numrave të vitit 2013 bibliotekave të universiteteve të përfshira në projekt. -